Mësohet se rreth orës 16:09, në lagjen nr. 16, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen”, në përdorim të personit me iniciale B. M., i cili ka qenë në ecje e sipër. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.