Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur sot nga SPAK për tu marrë në pyetje në lidhje me çështjen “Partizani”.
Po për këtë çështje Berisha prej 3 javësh është vendosur nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Seanca pritet të mbahet në orën 10:00. Vet Berisha nuk ka bërë asnjë deklaratë deri më tani dhe nuk dihet nëse do të shkojë, apo do të paraqesë vetëm avokatët. Por e bija e Berishës, Argita Malltezi deklaroi në një dalje për mediat se ish-kryeministri do të paraqitet në SPAK.
Dy ditë më pas, më 25 janar, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetim edhe për pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.