-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U zu poshtë nga freza, 5-vjeçari në gjendje të rëndë, familja kërkon ndihmë (EMRI)

Kryesoret

Një fëmijë 5 vjeçar është lënduar rëndë nga një frezë bujqësore.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur ditën e djeshme pasdite në fshatin Lakatund të Vlorës.

Fëmija i aksidentuar nga pajisja bujqësore është dërguar me urgjencë në spital teksa tashmë ka nevojë për gjak dhe është në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjarët bëjnë thirrje për ndihmë pasi tek Trauma ka mungesë të gjakut. 5-vjeçari ka humbur shumë gjak.

Shoqata e Infermierëve ka shpërndarë njoftimin duke lënë edhe një numër kontakti.

Erik Aliraj 5 vjeç është shtypur nga freza që punon tokën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë. I mituri është nisur me urgjencë për në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Ai ka humbur sasi të mëdha gjaku. Familjarët e tij kanë bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar jetën e vogëlushit të tyre pasi tek Trauma ka mungesë gjaku.

Kushdo që dëshiron t’i shpëtojë jetën të miturit mund të dhurojë në spital, grupi nuk ka rëndësi. NUMRI I FAMILJARËVE: +355 69 858 1658

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit