Një tjetër ngjarje e rëndë ka përfshirë këtë të prmte.
Mësohet se në rrugën “Kasem Shima”, Tiranë, një 16 vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, në lidhje me një zënkë që kanë pasur dy të miturit midis tyre.
Momentalisht i mituri ndodhet nën spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Më datë 26.01.2024, në rrugën “Kasem Shima”, në Mëzez, një shtetas 16 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.