-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

​Kurti: Procesi i integrimit në BE të jetë i ndarë nga ai i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëdhënia në mes Kosovës dhe Serbisë më shumë varet nga Serbia, por se kjo nuk duhet të ndikojë tek procesi i integrimeve në Bashkimin Evropian.

Kurti theksoi së në krahasim me Serbinë, Kosova është kampionë në të gjitha aspektet.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian kërkon fqinjësi të mirë, por ajo mungon dhe se përgjegjësia për këtë gjë është tek Beogradi zyrtar.

“Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që pakrahasimisht më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimeve të Bashkimit Evropian. Dhe sa i përket sundimit të ligjit, luftimit korrupsionit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, cilësisë së zgjedhjeve, Serbia është e pakrahasueshme me Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit.

Po ashtu, rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale, ne jemi në ngritje e sipër, janë dyfishuar eksportet, investimet e huaja, janë rritur të hyrat tatimore për 2/3, andaj tash gjithë ky progres ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng nga Serbia, që orkestron dhe financon paramilitarë, që synojnë destabilizimin e Kosovës, siç e pamë në fund të shtatorit të vitit të kaluar, nuk është e drejtë.

Unë e kuptoj që Bashkimi Evropian e dëshiron fqinjësinë e mirë dhe ne jemi për fqinjësi të mirë, por ajo nënkupton edhe njohje të ndërsjelltë defacto. E kuptojmë rëndësinë e fqinjësisë së mirë, por kur mungon fqinjësia duhet të konstatohet përgjegjësi për këtë gjë, dhe nuk është te Prishtina zyrtare, por tek Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

Ai ka komentuar edhe organizimin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri.

“Procesi i zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës tashmë ndodhet në rrugën e vet ligjore. Atje po bëhen peticione me mbledhje të nënshkrimeve, së pari duhet të mblidhen 20%, më pastaj mbahen votimet ku me 50% plus një shkaktohen zgjedhjet e reja dhe ndryshohen kryetarët. Unë jam i vetëdijshëm që në zgjedhjet para një viti në katër komunat në veri dalja ka qenë e ulët, por përveç katër këtyre kryetarëve që i kemi atje, dikush tjetër nuk ka legjitimitet. Për legjitimet më të madh nevojiten zgjedhje të reja, për zgjedhje të reja, duhet të ketë respektim të procedurave ligjore.

Masat të cilat dëshirojnë me dhunë të destabilizojnë nuk mund të udhëheqin as me komunat, as me organet shtetërore. Mirëpres qytetarët në veri të Kosovës, kryeministër i të cilëve jam unë, sepse nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve, tashmë po i ndjekin procedurat ligjore, rregullat në mënyrë që vullneti i tyre për kryetarë tjerë të marrë rrugën e drejtë”, shtoi Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit