-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më çau…”! Flet gazetari te “5Pyetjet.al”, çfarë tha adoleshenti që qëlloi 18-vjeçarin?

Kryesoret

Gazetari Flamur Kabashi nga “Betimi për Drejtësi” në Kosovë në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” rrëfeu se çfarë kanë deklaruar në gjykatë në seancën ku u vendos masa e sigurisë dy minorenët e dyshuar që rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun 18-vjeç. Kabashi tregoi se i dyshuari i parë ka deklaruar se sipas tij, Lulzimi i çau me thikë gomën e makinës.

Prokurori e përshkruan situatën se, “pas një konflikti më parë, goditet me veturë, më pas dy të dyshuarit dalin dhe e godasin me shkop” (Lulzimin). Dy të dyshuarit e kundërshtojnë prokurorin.

Sipas tyre, konflikti më parë ka ekzistuar dhe se para se me e goditur me veturë, e kanë parë Lulzimin në rrugë dhe i dyshuari i parë e ka pyetur se “pse më ke sharë?”. Më pas ka vijuar i gjithë konflikti, sipas të dyshuarit të parë, dhe sipas tij, Lulzimi e ka goditur gomën e makinës me thikë.

Më pas sipas tij kjo ka ndikuar që të dalin nga vetura dhe të ndërmarrin veprimet. Pra pretendojnë se janë goditur me thikë. I dyshuari i parë thotë se goditjen e ka marrë në këmbë. Avokati i tij ka thënë se është edhe raporti i spitalit, që dëshmon se është goditur në këmbë” tha ai për “5Pyetjet.al”.

Gazetari hap dosjen te “5Pyetjet.al”: Si nisi sherri dhe u qëllua jetimi në rrugë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit