-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sekreti…”! Vjen reagimi i parë i vëllait të Liridonës pas dëshmisë tronditëse të Naimit

Kryesoret

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka reaguar pas publikimit në media të dëshmisë së Naim Murselit për ngjarjen, dhënë hetuesve policorë më 1 dhjetor.

Leonard Ademaj në reagimin e tij ka thënë se nuk komentojnë përmbajtjen e deklarimeve për të respektuar në plotni procedurën penale.

“Këtë javë prokurorja e rastit së bashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.

“Dolën në shesh SMS-të me një grua”! Plani 1 vjeçar për vrasjen e Liridonës, dëshmia e plotë e Naim Murselit

Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe procedurën penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve”, ka shkruar ai në Facebook.

Vëllai i Liridonës më tej ka thënë se familja është e kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e të dyshuarve dhe kanë besim të plotë në punën e saj.

“Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë e vajzat e vrara”, ka përfunduar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit