-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i kreut të Avokatisë së Korçës/ Mori 5 mijë euro për t’i zbutur burgun të dënuarit

Kryesoret

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena është arrestuar ditën e sotme nga SPAK nën akuzën se është i përfshirë në skemën e korrupsionit që u godit në 26 dhjetor 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër detyrim paraqitje për tentativën e korruptimit të zyrtarëve publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari.

Arrestohet për korrupsion kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena

“Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra,, Bledar Kozici, Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit Bledar Kozici, i cili hetohej per veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal”, njoftonte SPAK më 26 dhjetor.

Dy sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun kanë ofruar 5 mijë euro që të Apeli i Gjykatës së Korçës të zbuste masën e sigurisë ndaj trafikantit të emigrantëve Bledar Kozici. Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj dy sekserëve që janë lënë në burg, ndërsa në arrest shtëpie është lënë avokatja Dajana Kodra.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit