-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi dhe debati/ Si është e vërteta e shkrirjes së Teatrit “Migjeni” në Shkodër?

Kryesoret

Në 24 Janar të këtij viti kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka firmosur që të shkrijë pesë institucione. Nga bujqësia, te arsimi, çerdhet, ekonomia, kultura dhe Teatrin “Migjeni”. Por çfarë do të thotë ky vendim, shkrirja e këtyre pesë institucioneve të varësisë? Debati është hapur me fokus teatrin. Opozita ka sulmuar Becin. Por Benet Beci shkruan në një postim në rrjetet sociale se institucionet kulturore nuk janë më arat e babës! Ai thotë se janë hequr “qokat” dhe se teatri jo vetëm që vazhdon por i është rritur buxheti.

Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të institucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave. Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty, institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty” shkruan ai. Edhe drejtori i teatrit “Migjeni” Arian Çuliqi ka deklaruar se institucioni që drejton nuk do të shkrihet, përkundrazi është në valën e punës për sezonin e ri.

Por deputetja demokrate Flutura Açka shkruan se t’i zhveshësh Shkodrës teatrin “Migjeni” do të thotë ta turpërosh. “Po me Teatrin “Migjeni” ç’patët, o vrasës të kulturës? Si mund të quhet Aktori, Regjisori, Kompozitori, Skenografi, etj, punonjës mirëmbajtje bashkie? T’ia zhveshësh Shkodrës Teatrin Migjeni, do të thotë ta turpërosh. Të gjithën é bëni jo vetëm për të kontrolluar shqiptarët deri në qelizë, por edhe për ta lënë Shkodrën pa identitet. Që identiteti i saj të fillojë me ju! A ka shkodranë më Shkodra? A do ta pranoni ju këtë?”. Teatri profesionist i Shkodrës “Migjeni” vepron prej më shumë se 80 vitesh si një ndër teatrot më të mira të vendit tonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit