-sidi education-spot_img
24.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata vendos: Jamarbër Malltezi lirohet nga arresti shtëpiak

Kryesoret

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është liruar nga masa e arrestit në shtëpi. Vendimi është marrë ditën e sotme. Gjykata e liroi kundrejt garancisë pasurore 3 milionë Lekë. Malltezi e cilësoi procesin ndaj tij dhe Berishës si të montuar politikisht, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Kemi të bëjmë me një proces politik, që gjatë rrugës u ndot akoma më tej. Sapo Edi Rama urdhëroi SPAK që të hetonte Sali Berishën, SPAK kërceu. Ja ku i keni 16 kërkesa brenda muajit. Më gjeni një rast në Shqipëri që janë hetuar 5 breza, jo një brez.

E kanë filluar që me stërgjyshin tim para 90 vitesh. Unë aty kam gjetur firmën e stërgjyshit tim, që i ka thënë italianëve ‘jo, shkoni në punën tuaj, s’keni punë me pronën tonë’.

Kemi një proces me urdhër politik, por edhe të ndotur, sepse u gjet gjyqtarja Irena Gjoka, që nuk përmbushte kushtet për të qenë gjyqtare”, tha Malltezi.

Ndërkohë që gjykata ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Elsa Ulliri për t’u larguar nga trupa gjykuese e dosjes Partizani me motivin se është kushërirë e Andia Ullurit, deputete aktuale e PD-së deri në shtator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit