Gjatë 10 ditëve të fundit, Turqia ka regjistruar 761 zjarre, që përbëjnë rreth një të katërtën e të gjitha zjarreve të këtij viti.
Zjarret, përfshirë 20 vatra të mëdha në provincat si Izmir, Sakarya dhe Stamboll, janë shuar ose vënë nën kontroll.
Në Izmir, tre fshatra janë djegur dhe 228 shtëpi janë dëmtuar rëndë.
Si pasojë, kanë humbur jetën tre persona, përfshirë një të moshuar dhe dy punonjës shpëtimi.
Të prekurit do të strehohen përkohësisht në kontejnerë, njoftuan autoritetet.
Evakuime masive janë kryer në disa zona, ndërsa përballja me flakët po bëhet me ndihmën e 27 avionëve dhe 105 helikopterëve zjarrfikës.









