Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me doza kanabisi gati për shitje.
Arrestimi i të riut erdhi në kuadër të një operacioni të koduar “Tempulli”.
I riu Roland Hoxha e shiste drogën në afërsi të një fushe sporti në Laprakë, e cila vizitohej nga nxënës të shkollave.
Njoftimi:
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër një fushe sportive, që frekuentohet nga nxënës shkolle. Sekuestrohen 63 doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, në rrugën “Mati Logoreci”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sprotive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle.