-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza e Sanduloviç bëri homazhe tek memoriali i Adem Jasharit, Vuçiç nis perekutimin

Kryesoret

Kryetari i Partisë Republikane Serbe Nikola Sanduloviç, ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi, kjo pasi bëri homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari”.

Në një postim në rrjetin social “X”, Sanduloviç ka shkruar se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiqit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës, Klara Sanduloviq bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Të respektojmë që të mos përsëritet ma”, shkruan në mesazhin që ajo ka lënë te varri i Blerina Jasharit.

Pasi bëri homazhe, Klara Sanduloviç tha se babai i saj është i vetmi politikan serb që promovon paqen e prosperitetin dhe se politika e tij bazohet në falje dhe paqe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit