Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari i katërt për aksidentin me vdekje që ka ndodhur më 25 janar në rrugën Gjilan-Dheu i Bardhë.
“Në lidhje me rastin, me 28.01.2024 është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (i katërti) mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje” njofton policia.
Në këtë aksident ka mbetur i vdekur një 28 vjeçar, ndërsa për rastin janë arrestuar tre persona të cilit nuk e kanë ndihmuar të riun por janë larguar nga vendi i ngjarjes.