Një vajzë 28-vjeçe ka ndërruar jetë në Tiranë. E reja u shua pas operacionit që bëri në një spital privat. Kanë qenë familjarët që kanë bërë denoncimin për rastin tragjik. Policia thotë se ka nisur hetimet duke bërë autopsinë dhe duke marrë në pyetje familjarët dhe mjekët që kanë marrë pjesë në operacion.
“Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion” njofton policia.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.