Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident rrugor në Durrës.
Një autobus që bën transportin ndërqytetas është përplasur me trafikndarësen në rrugën “Adria” në hyrje të qytetit bregdetar.
Nga përplasja raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa për pasojë është krijuar trafik i rënduar.