Policia ka arrestuar Engëllush Kapllanaj i cili ishte shpallur në kërkim që në vitin 2021 në fshatin Kaninë ku u sekuestruan 262 kg kanabis.
“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, strukturat e DVP Vlorë kanë organizuar kontrolle në të gjithë territorin e qarkut, si rezultat i të cilave janë lokalizuar dhe kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht:
-si rezultat i kontrolleve nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe K. K. (të ndaluar me herët nga Policia), kishte përshtatur një ambient, si serë, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë. Gjatë këtij operacioni, në vitin 2021, në fshatin Kaninë, Policia sekuestroi 262 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis”- njofton policia.