Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Ramagjatë prostestës mbrëmjen e sotme për të mos i prekur “asnjë fije floku Arben Ahmetajt”.
Berisha u shpreh se nëse Ahmetaj do të cenohet, Rama do e pësojë personalisht te familja e tij.
Sipas tij Rama ka bërë të njëjtin veprim me Ervis Martinajn, i njohur si ish-drejtues i kompanive të basteve në vend, tanimë i zhdukur.
“I deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt apo familjes së tij, do e pësosh personalisht me familjen tënde. Ja bëj këtë se Arben Ahmetaj të denoncojë. E bëre me Ervis Martinajn, por nuk e bën kurrë me Arben Ahmetajn. Mos përdor kriminelë mor hajdutë, përdor vrasës mor frikacak, sepse nuk do mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”, u shpreh Berisha.
Berisha: Ahmetaj tronditi socialistët duke thënë të vërtetat për Ramën e Veliajn