-sidi education-spot_img
28.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ahmetaj tronditi socialistët duke thënë të vërtetat për Ramën e Veliajn

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë protestës së sotme të mbajtur poshtë pallatit ku ai po zbaton masën e sigurisë “arrest shtëpie” ka përmendur dhe intervistën  e Arben Ahmetaj.

Berisha u shpreh se Ahmetaj tronditi thellë socialistët mbrëmë duke zbuluar se në krye të vjedhjes së shekullit është kryeministri Edi Rama.

“Në intervistë mbrëmë, ish-zv. i Ramës tronditi anë e kënd PS-në. Tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD, të Sali Berishës se kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama. Se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama. Se mbrojtës të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani.

Mbrëmë patëm rastin të dëgjojmë nga goja e një socialisti i cili ka qenë objekt sulmesh të merituara nga Sali Berisha në gjithë karrierën e tij, Arben Ahmetaj. Megjithatë Ahmetaj mbrëmë nuk tha të vërtetën juve, se e keni dëgjuar atë me dhjetëra herë. Iu tha të vërtetën socialistëve, të cilëve se afera e djegësave” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit