-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania drejt njohjes së Palestinës përpara arritjes së një marrëveshjeje paqeje me Izraelin

Kryesoret

Kryediplomati britanik tha të enjten se vendi i tij mund të njohë zyrtarisht një shtet palestinez, pas një armëpushimi në Gaza, pa pritur për rezultatin e bisedimeve shumëvjeçare midis Izraelit dhe palestinezëve për një zgjidhje me dy shtete.

Gjatë një vizite në Liban të enjten, me qëllim uljen e tensioneve rajonale, Sekretari i Jashtëm David Cameron tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se nuk do të ketë asnjë njohje ndërsa Hamasi vazhdon të jetë Gazë. Ai tha se njohja mund të vijë ndërsa vazhdojnë negociatat mes Izraelit dhe palestinezëve.

Njohja nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kombet e Bashkuara e një shteti të pavarur palestinez “nuk mund të vijë në fillim të procesit, por nuk duhet të jetë në fund të procesit”, tha kryediplomati Cameron, i cili ka shërbyer më parë në postin e kryeministrit të Britanisë.

“Mund të jetë diçka që merret në konsideratë pasi procesi dhe përparimi drejt një zgjidhjeje, bëhet më real”, tha zoti Cameron. “Ajo që duhet të bëjmë është t’i japim popullit palestinez një mundësi drejt një të ardhmeje më të mirë, të ardhmes për të pasur shtetin e tyre”.

Kjo perspektivë është “absolutisht jetike për paqen dhe sigurinë afatgjatë të rajonit”, tha ai.

Ndiqni artikullin e plotë: VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit