Mesa duket tani nuk ka dyshime për faktin se aktroja Cubi Metkaj do ti bashkohet garës së Big Brother VIP.
Kjo gjë bëhet e ditur nga stafi i “Zgjohu me MCN”, ku aktorja ishte bashkëprezantuese dhe sot është përshëndetur me kolegët e saj.
“Miq të Zgjohu me MCN, nga sot Cubi, kjo mistrecja që na bënte të qeshnim me lot me humorin e saj ka vendosur të ndjek një rrugëtim të ri. Kjo buqetë me trëndafila është pak për ti shprehur mirënjohjen e plotë për gjithçka që i dha këtij formati që nga fillimi i saj. Suksese Cubi, suksese yll Të duam” – thuhet në një postim në rrjetet sociale, krahas fotove të Cubit me kolegët e saj dhe me një tufë me trëndafila.
Cubi edhe më herët e ka konfirmuar se do të bëhet pjesë e Big Brother Vip, ku një intervistë të puntatës së shkuar në “BB Fun Club” u shpreh “një gjë është e sigurtë, që unë do futem me tanga”.









