-sidi education-spot_img
18.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush po e kontrollon Shqipërinë? Basha: Pushteti po mbahet për një grusht klientësh

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë ditën e sotme.

Nga aty Basha ka deklaruar se një pakicë kërkon që Shqipëria të jetë në kontrollin e një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik.

“Është beteja e një pakice që do të mbajë këtë gjendje. Që e do Shqipërinë kështu, në kontrollin politik të një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik. Dhe me riciklimin e një grushti fytyrash që kanë dekada që okupojnë median shqiptare.
Synimi është i qartë: pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e këtij vendi ti kontrollojnë një pakicë absolute. Kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh të tyre”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se vendi është në autokraci, ku njerëzit që sundojnë e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh të tyre.

Basha: SPAK po i jep fund pandëshkueshmërisë, ja pse qeveria e do nën kontroll

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit