-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: SPAK po i jep fund pandëshkueshmërisë, ja pse qeveria e do nën kontroll

Kryesoret

Gjatë një deklarate Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se PD është kërcënimi i vetëm i qeverisë për të rrëzuar pushtetin.

Duke përmendur deklarata nga intervista e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, Basha u shpreh se SPAK është e vetmja shpresë për ti dhënë fund pandëshkushmërisë.

Kërcënimi i dytë u vjen nga SPAK-u. Po të numërosh sulmet ndaj PD rivalizojnë vetëm me SPAK-un. Mbrëmë dhe sot e kuptuam pse duan me cdo kusht ta kenë SPAK-un nën kontroll, me hir ose pahir. Sepse janë të zhytur të gjithë. Por gjithsesi është ndryshe ta dëgjosh nga goja e 2-it që tregon me gisht 1-in.

SPAK-u është shpresa e vetme e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë ndaj duan ta mbysin ose ta kthejnë në një tjetër dele në vathën ku duan të fusin delet e tjera.

Nuk do ia dalin, sepse në këtë betejë kemi në krah ata që nuk na lanë 34 vite më parë si kopshti zoologjik i Europës, kemi në krah SHBA-të dhe vendet e tjera të perëndimit që na mirëpresin në gjirin e tyre por vetëm mbi standartet që kanë ndërtuar shoqëritë e tyre”- tha Basha.

Kryedemokrati tha se PD po punon për hartimin e një programi për qeverisjen e vendit, ndërsa mbledhja e sotme bëhet në kuadër të ristrukturimit të degëve nr.8 dhe nr.2 në kryeqytet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit