-sidi education-spot_img
28 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndalohet avokati i Sanduloviç: Ndërhyni! Reagon deputetja britanike

Kryesoret

Michael Polak, avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviç po merret në pyetje.
Lajmi u konfirmua nga vetë Sanduloviçi i cili kërkoi ndihmën dhe reagimin e ndërkombëtarëve.

“Urgjente!!!!!!!! Avokati im nga Londra Michael PolakLaw sapo u ndalua nga pjesëtarët e policisë së Vuçiçit që po e marrin në pyetje… A do të bëjë më në fund komuniteti ndërkombëtar diçka për regjimin diktatorial në Serbi?”, shkroi ai në rrjetin social X.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns e cila shprehu shqetësimin e saj.

“Kjo është thellësisht shqetësuese – kam folur me Ministrinë e Jashtme dhe ata janë në dijeni”, tha ajo.

Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviç, javë më parë ishte arrestuar e torturuar nga BIA serbe, për shkak se e kishte vizituar Prekazin dhe kishte bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit