-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmërimi i fortë për luftë: Do të shohim tensione në Ballkan

Kryesoret

Shefi i Mbrojtjes rumune Gheorghita Vlad deklaroi se në rast fitoreje, Putini nuk do të ndalet në Ukrainë, por do të shohim tensione edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Federata Ruse është bërë një problem për rendin botëror dhe për demokracinë. Në realitet është lufta e Rusisë me botën demokratike, jo me Ukrainën”, tha oficeri më i lartë ushtarak i Rumanisë në një intervistë për transmetuesin Evropa e Lirë.

I emëruar shef i mbrojtjes në nëntor 2023, Vlad tha se beson që Rusia “nuk do të ndalet” në Ukrainë: “Nëse fiton, objektivi kryesor do të jetë atëherë Republika e Moldavisë. Ne do të shohim tensione në Ballkanin Perëndimor.”

Ndërkohë autoritetet ukrainase thanë se dy “vullnetarë” francezë u vranë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë të enjten gjatë një sulmi rus në qytetin jugor Beryslav, afër Khersonit.

“Vullnetarët e huaj u vranë dhe u plagosën për shkak të një sulmi armik në Beryslav,” shkroi guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin në Telegram.

“Ushtria ruse vrau dy shtetas francezë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë”, shtoi Prokudin pa specifikuar funksionet e sakta të këtyre “vullnetarëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit