-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bënë martesë të paligjshme, dënohen me burg Ish-kryeministri i Pakistanit dhe gruaja e tij

Kryesoret

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe bashkëshortja e tij Bushra Khan, janë dënuar me nga shtatë vjet burgim secili të shtunën nga një gjykatë, për akuzat se kishin lidhur martesë në mënyrë të paligjshme.

Ky është dënimi i tretë me burg brenda pak ditëve për ish-liderin pakistanez.

Gjykata civile në Islamabad tha se Bushra nuk e kishte kryer kohën e pritjes së detyrueshme prej tre muajve nga shkurorëzimi prej burrit paraprak kur u martua me Khanin më 2018.

Khan, 71 vjeç, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2018 deri më 2022, është dënuar tashmë me 24 vjet burgim në përgjithësi dhe i është ndaluar ta mbajë poste publike për një dekadë.

Të dy Khanët u dënuan me 14 vjet burgim secili më 31 janar në një rast korrupsioni, një ditë pasi ai ishte dënuar me 10 vjet burgim për publikimin e sekreteve shtetërore në një rast tjetër, sipas partisë së tij, PTI.

Gjykata Antikorrupsion në Islamabad i shpalli ata fajtorë për shitjen e jashtëligjshme të dhuratave shtetërore në vlerë prej më shumë se 500.000 dollarë gjatë kohës sa ishte kryeministër nga viti 2018 derisa u rrëzua nga pushteti në prill 2022 përmes një vote të mosbesimit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit