-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të hënë protestë para Parlamentit!” Noka: Nuk i nënshtrohemi Edi Ramës

Kryesoret

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, deputeti demokrat, Flamur Noka ka deklaruar se ditën e hënë ata do të japin mesazhin se opozita nuk nënshtrohet, kjo duke protestuar para Parlamentit.

“Edi Rama kërkon të finalizojë operacionin e vjetër të Ramiz Alisë dhe etërve të tij biologjikë e shpirtërorë, që komunistëve të reformuar t’u japë komoditetin një ‘opozite me leje’, një opozitë si të Putinit, e cila lejohet sa për fasadë demokratike, por nuk lejohet të rrezikojë pushtetin”, tha ai.

“Në një kohë kur opozita ndodhet në sulmin e vazhdueshëm të regjimit për t’u asgjësuar dhe për t’u likujduar, ne jemi mbledhur për të dhënë një sinjal se opozita nuk nënshtrohet. Se PD, pavarësisht se cfarë do të bëjë dhe cfarë përpiqet të bëjë Edi Rama dhe regjimi do të ngadhënjejë mbi këtë regjim dhe ne do dalim për ta gjunjëzuar dhe rrëzuar atë.

Dy janë goditjet më të rënda të një regjimi kundër një partie politike: Nxjerrja jashtë ligjit dhe, burgosja politike ose eleminimi i liderit. Këtë po bën ekzaktësisht Edi Rama dhe regjimi i tij. Ka nisur që me agjentin e dënuar të FBI-së, skema për eleminimin e Partisë Demokratike dhe shpalljen non grata të Sali Berishës, dhe po e përmbyll me SKAP-in e kapur, duke kërkuar burgosjen e liderit historik.

Të hënën ne dalim në protestë te Parlamenti që Rama ka bllokuar, sepse ai është kuvendi i përfaqësuesve të popullit opozitar, të popullit shqiptar, jo të Lindës së radhës” tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit