-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia e Shkodrës kalon “fshesën”, shkarkohen disa punonjës, merrnin rrogën pa…

Kryesoret

Bashkia e Shkodrës do t’i nënshtrohet një transformimi në strukturën e saj që do të shoqërohesh me shkurtim vendesh pune. Lajmi njoftohet nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili nënvizon se bëhet fjalë për persona që marrin rrogën pa ofruar shërbim.

Sipas tij, specialistë kanë analizuar situatën dhe kanë dalë në pçrfundimin se në Bashkinë e Shkodrës rezultojnë të punësuar persona që në fakt nuk japin asnjë kontribut.

“Struktura e bashkisë, veçanërisht në institucionet e varësisë, kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës.

Sigurisht nuk është e lehtë të shkurtosh vende pune. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por nuk mund të vazhdohet më të paguhen me rrogë njerëz që nuk japin asnjë kontribut në zhvillimin e bashkisë sonë. Qytetarët e Shkodrës  nuk e kanë luksin të mbajnë me taksa nga të ardhurat e tyre të fituara me punë e sakrifica asnjë punonjës të tepërt në organikën e bashkisë”, shkruan ai.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës janë përzgjedhur vetëm personat që shërbejnë me profesionalizëm, të cilët do të vijojnë të punojnë në këtë bashki.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit