Dy persona kanë humbur jetën brenda pak orëve në Kosovë dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Nga një aksident që ka ndodhur gjatë ditës, në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht te “Kroni i Mbretit” ku u përplasën dy makina, një nga shoferët ka ndërruar jetë.
Në qytetin e Gjilanit një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Sadete Mekuli’. I ati ka telefonuar dhe ka pohuar se djali i tij është mbyllur në dhomën e tij.
Ekipi mjekësor i Emergjencës bashkë me njësitë policore kanë hapur derën e dhomës ku ndodhej viktima, e kanë gjetur atë pa ndjenja.
Mbrëmjen e djeshme një person është gjetur i shtrirë në mes të rrugës në Gllarevë të Klinës. Dyshohet se u godit nga një makinë.