-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas SHBA-së, vjen reagimi i BE-së kundër Kosovës: Mos rrisni tensionet

Kryesoret

Pas SHBA-së, edhe Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano shprehet se BE-ja është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë. “Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Stano.

Zëdhënësi i BE-së, tutje ka shtuar se mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës, pasi do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment.

“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Stano. Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

SHBA: Kosova po rrit tensionet, kështu nuk ju mbrojmë dot

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit