Për Ervin Salianjin rruga drejt fitores kalon përmes tre pikave; bashkim, hapje dhe rikonceptim.
“E para duhet bashkim. Një parti politike nuk duhet të jetë kazermë. Rama thotë se “unë jam dhe më i miri dhe i vjedh”. Opozita duhet të kalojë edhe nivelin e vjedhjeve të qeverisë. Që të arrijmë tek kjo duhet bashkimi me njëri tjetrin.
Jo vetëm me grupin, por njerëz që kanë kontribuar, pastaj të hapet, modernizohet dhe rikonceptohet. Duhet të hapet gara me meritë në terren. Do të dalim me ide konkrete për bashkimin. Është i vonuar si proces. Themelorja, parimi i bashkimit është kush është në opozitë” tha ai.
Basha 100 mijë vota? Salianji: Lulin s’e duam! Me Berishën nuk fitojmë, por na duhet
Gazetari Arbër Hitaj shtoi edhe dy pika të tjera. “Bashkëpunim dhe pastrim. Për mua nuk ka të ardhme opozita me ata që kanë qenë ministra në kohën e Berishës. Ata që kanë qenë ministra dhe kanë mëkate në kurriz, ish-drejtorë tatimesh dhe doganash nuk duhet të jenë më në frontin e parë që opozita do të ketë në 2025. Duhet një erë e re. Opozita është pa ide. Nuk ka më risi”.
Tre pika kundër Berishës, Salianji: Por s’kam çfarë të bëj, Saliu ka 500 mijë vota
Më tej, Hitaj tha se “kryeministri është shkëputur nga realiteti, merret me inteligjencën artificiale ndërkohë që blegtorët protestonin. Shqetësimi për blegtorët përse nuk ngrihet? Pse nuk kishte pankarta në Parlament, nuk e kuptoj. Kjo opozitë nuk po prodhon teza, por politikë brenda vetes” tha ai.