-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arti në zi, shuhet dramaturgu shkodran

Kryesoret

Dramaturgu shkodran Albri Brahusha ka vdekur në moshën 50-vjeçare. Lajmin e konfirmoi Bashkia Shkodër, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci në emrin e tij personal dhe institucionit të bashkisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brahusha dhe komunitetit të artistëve për këtë ndarje para kohe”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973. Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtësi në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai ka qenë jurist pranë Institucionit të Prefektit në vitin 1997-1999, shef i zyrës juridike të Prefekturës ne vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.

Në vitin 2014-2015 emërohet përgjegjës i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Në fushën artistike ai është autor i  librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni”: “Përrallat gënjejnë”, me regji të Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit