-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA nis sulmin e ri ndaj rebelëve Houthi, flota britanike pëson dëmtime

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një sulm, të ri kundër rebelëve Houthi në Jemen duke shënjestruar 2 drone të ngarkuar me eksploziv. Lajmi është bërë i ditur nga forcat e armatosura amerikane që kanë intensifikuar operacionet në Jemen dhe brigjet e vendit për të mbrojtur lundrimin në Detin e Kuq.

“Ushtria kreu një sulm vetëmbrojtës kundër dy dronëve detar sipërfaqësor të ngarkuar me eksploziv”, shkruan Komanda Ushtarake e Lindjes së Mesme të SHBA (Centcom) në X. Forcat amerikane “identifikuan” këta dronë në “zonat e kontrolluara të Jemenit nga Houthis” dhe i konsideroi ato “një kërcënim të menjëhershëm për ushtrinë dhe transportin tregtar të SHBA”.

Nga ana tjetër një anije britanike është dëmtuar lehtë nga një sulm me dron në Detin e Kuq. Kështu ka deklaruar një kompani e sigurimit të transportit detar.

“Anija me flamurin e Barbados pësoi dëmtime të vogla në anën e portit”, tha kompania britanike Ambrey, duke shtuar se nuk kishte të lënduar.

Administrata Biden kundërshton me forcë planin e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve për një projekt-ligj të pavarur për t’i ofruar ndihmë Izraelit dhe presidenti do të vërë veton ndaj tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit