Mesditën e sotme në afërsi të një karburanti në Mullet, Tiranë N. P. 24 vjeç duke drejtuar automjetin ka aksidentuar 3 adoleshentë të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.