-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjak dhe gota të thyerja! Si ndodhi përleshja në Korçë? Detajet e fundit

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Korçë. Ka qenë shërbimi spitalor ai që ka lajmëruar policinë e Korçës e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që një grup tjetër oficerësh të policisë gjyqësore kanë shkuar në banesën e 81-vjeçarit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes grupi i hetimit nuk ka konstatuar thyerje të derës kryesore si dhe të dritareve të katit të parë ku banonte 81-vjeçari Gaqo Tili ndërkohe që brenda baneses ka patur njolla gjaku.

Kjo edhe për policinë tregon se ka patur një përleshje brenda banesës por deri tani nuk janë konstatuar elementë një grabitje me dhunë.

Gjithashtu mësohet se grupi i hetimit në banesën e Gaqo Tilit ka gjetur pije alkoolike, një element ky që sipas policisë tregon se i plagosuri dhe autori apo autorët mund të jenë përleshur brenda hyrjes.

Grupi i hetimit po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që policë të shumtë po bëjnë krehjen e vendit të ngjarjes.

Grabitja në Korçë/ 80-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, ngjarja kthehet në mister

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit