-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaosi në Kuvend/ Rexhep Mejdani: Të tërhiqet më i forti!

Kryesoret

Ish-presidenti i Republikës Rexhep Mejdani është shprehur se në këto kushte të një tensioni të lartë politik më i forti duhet të tërhiqet.

Mejdani shprehet se zgjedhjen e një konflikti politik duhet ta japë ai që ka pushtetin, sepse ai ka më shumë mundësi.

“Normalisht duhet të tërhiqet më i forti, domethënë pjesa e qeverisë. Kur ka konflikt ai që është i forti bën lëshim. Këtë kemi bërë edhe ne. Ai që ka pushtetin ka mundësi më të mëdha. Ai duhet të gjejë zgjidhjen. Besoj do të reflektojnë sepse kështu nuk mund të vazhdohet”, tha Rexhep Mejdani.

Sa i takon ndryshimeve të bërë në rregulloren e Parlamentit, ish-kreu i shtetit tha se nuk është normale.

“Ndryshimet e fundit që janë bërë në rregulloren e parlamentit unë nuk i quaj normale. Komisionet parlamentare mund të kishin hapësirën maksimale, komisionet parlamentare i japin frymëmarrje demokratike jo vetëm Parlamentit, por edhe shoqërisë, kufizimin e këtyre komisioneve nuk i quaj elementë pozitivë”, tha Mejdani.

Ndërsa për rolin e Presidentit, Rexhep Mejdani tha se kreu i shtetit nuk është fare i përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit