Ditën e sotme është vendosur të votohet në Kuvend rikthimi i basteve online pas plot 5 vieteve.
Për këtë deputeti demokrat Dashnor Sula ka dhënë një deklaratë i revoltuar për mediat para dyerve të kuvendit.
Sula kujtoj deklaratën e prokurorit e anti-mafias italiane Pierluigi Vingna: Nëse ju, Shqipëria nuk do luftoni krimin e organizuar korrupsionin, do bëheni si Italia e viteve 80-90, ku politikanët dhe mafia u bënë një” tha Sula.
Demokrati ndër të tjera theksoi dhe qëndrimin e tij në lidhje me vendimin për të votuar rikthimin e basteve online, ku tha se qeveria do të marri çdo qindarkë të personave që kanë vese të tilla.
“Meqë mazhornaca ka pasur merakun të mbronin shtresat vurnerabël se humbnin paratë e tyre në lojëra fati, të jeni të sigurt se çdo prind ose i ri që ka një ves të tillë, këta do ja marrin të gjitha paratë e fundit që kanë” tha Sula.