-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhen sulmet e bandës “Lions”, bie në pranga 19-vjeçari nga Fieri (EMRI)

Kryesoret

Dy shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia greke, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë ë kryente sulme të rënda me armë ndaj pronarëve të bizneseve në Athinë.

Të arrestuarit janë Bledi Alushi, 19 vjeç nga Fieri dhe Nektarios Karakalios, 24 vjeç nga Athina, i cili dyshohet se ka lidhje me grupin kriminal “LIONS” të përbërë nga shtetas shqiptarë, përgjegjës për vrasje dhe ngjarje të rënda në Greqi.

Së bashku me dy të rinjtë në pranga ka rënë dhe një 65-vjeçar, Ibro Cico nga Fieri, ky i fundit nuk dyshohet se është pjesë e bandës, por është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Policia ndërkohë ende nuk ka identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të dyshes shqiptaro-greke, të cilët rezultojnë të përfshirë në disa ngjarje të rënda. Pjesëmarrja e tyre është evidentuar nga dëshmitë dhe pamjet filmike dhe po punohet për zbardhjen e identitetit të tyre dhe më pas arrestimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit