Ish-kryeministri, Sali Berisha në rrjetin e tij social “Facenook” ka postuar sloganin e protestës së 20 shkurtit.
Ai e ka cilësuar 20 shkurtin si ditën e fitores, duke ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen në Tiranë.
Në sloganin e postuar prej tij shihet se protesta e 20 shkurtit krahasohet me protestat që sollën rrëzimin e diktaturës. “Për dinjitetin e shqiptarëve” shkruhet në sloganin e postuar nga Berisha.
“O sot o kurrë! Betejë pa kthim. Mosbindje civile për dinjitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve,” shkruhet në video.
Nga partia demokratike e drejtuar nga “Rithemelimi”, u bë me dije pak ditë më parë, se po punohet me të gjithë rrethet për këtë protestë, ndërsa pritet që në shesh të jetë çdo shqiptar që e do vendin vet, edhe nëse jeton në emigrim.