Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Gurez të Kurbinit në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një firme ku përpunohen inerte.
Policia thotë se viktima është 70-vjeçari Selman Mihana, ekonomist i firmës, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari Ardjan Gjeloshi 51 vjeç. Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. 51-vjeçari ishte qëlluar nga 2 plumba.
Pistat janë disa, mes tyre konkurrenca. Në skenën e krimit kanë shkuar forca të shumta policore, ato të Sigurisë Kombëtare dhe RENEA. Në zonë ka nisur kontroll për kapjen e autorëve të vrasjes dhe plagosjes.