Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh ku mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka shpërthyer në flakë.
Raportohet se deri më tani nuk ka persona të lënduar pasi ata kanë dalë sapo kanë filluar flakët.
Mësohet se ata janë duke u transportuar në spital, për të kryer kontrolle, ndërsa ende nuk dihet sesa persona gjendeshin brenda mjetit.
Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makina nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë, të cilët janë transportuar më pas me një mjet privat drejt spitalit.