Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të hënë për herë të parë në seli që prej nisjes së aksionit në Parlament.
Në këtë mbledhje do të bashkohen grupet e deputetëve të demokratëve të Gazmend Bardhit dhe atyre të Sali Berishës, duke u konsideruar kështu si hapi i radhës drejt bashkimit.
Sipas njoftimit mbledhja do të zhvillohet sot në orën 15.00 në selinë qendrore të PD-së. Gazment Bardhi iu bashkua të hënën e kaluar për herë të parë protestës së Rithemelimit, pas situatës së krijuar në Parlament.