Plagosje me thikë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55 në rrugën “Prokop Mima”.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur te “Komuna e Parisit”. F. B. 30 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë M. I. 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.