-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha quan Ramën “barbar” teksa e akuzon për botën e krimit dhe shkatërrimin e vendit

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i banesës së tij, ka akuzuar kryeministrin Rama si njeri barbar që çon në parlament ligjin për shkatërrimin e pasurive të vendit.

Berisha shprehet se Rama po bën propagandë banale për të mbrojtur vjedhjet, aktet, skandalet e tij dhe të ministrave të tij.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Përshëndes oratorët që trajtuan sonte një problem që dëshmon dallimin e madh midis qytetarëve dhe barbarëve, midis qytetarëve që kanë përgjegjësi për vete, për fëmijët, për gjeneratat që vijnë dhe barbarëve që vjedhja i ka zhveshur nga çdo moral dhe vërsulen tani me tonelatat e parave të drogës, për të shkatërruar trashëgiminë shekullore mijëravjeçare. Për të shkatërruar trashëgiminë që brez pas brezi na u le ne, dhe detyra jonë është ta ruajmë, ta mbrojmë dhe tua lëmë brezave që vijnë.

Por barbari, i zhveshur nga çdo moral, i zhveshur nga çdo interes tjetër përveç drogës dhe krimit, çon në parlament ligjin për shkatërrimin e tyre, pasurive përrallore të këtij vendi.

Atyre pasurive që e bëjnë Shqipërinë një prej vendeve më të pasura të botës.

Miqtë e mi, kjo betejë në çdo lloj prizmi dhe aspekti është shpëtimtare.

20 shkurti është dita e qytetarëve!

Propaganda banale e Edi Ramës për të mbrojtur vjedhjet, aktet, skandalet e tij dhe të ministrave të tij, u bie nga mëngjesi deri në darkë borive, altoparlantëve se ne jemi njëlloj.

Nuk ka mashtrim më të madh se ky.

E vërteta është se ne jemi dy botë.

Njëra është bota e zezë e vjedhjeve, e krimit, e drogës, e vrasjeve. Është bota e zezë e skandaleve, e dështimeve, e dhunimit të pluralizmit, parlamentit, arrestimit të liderit të opozitës, e përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit