-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra me thikë nga fqinji, viktima i afërm i ish-ministrit

Kryesoret

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Durrës, ku Halik Koka u vra nga fqinji i tij, Ilir Koçilja pas një sherri për një vend parkimi.

Mësohet se viktima është identifikuar si familjar i afërm i ish-ministrit Lefter Kokës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti, që nisi në lagjen numër 4 të qytetit, ku Koçilja sulmoi me thikë fqinjin. I plagosur 47-vjeçari kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit të tij, por u rrëzua në rrugë, pranë kontejnerëve të mbetjeve urbane.

Vrau me thikë në zemër 46-vjeçarin, autori kapet në qendër të Durrësit

35-vjeçari Ilir Koçilja u kap pas disa orësh arratie në bulevardin e qytetit. Në momentin e arrestimit, autorit të dyshuar iu gjet në xhep, thika me të cilën dyshohet se qëlloi për vdekje Halil Kokën.

Koçilja është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar në vitin 2018 me 4 muaj burg për përndjekjen e Roxhesa Klironomit, vajzës që më pas humbi jetën në një aksident automobilistik bashkë me shoqen e saj në autostradën Tiranë- Durrës, në nëntor 2022.

Ndërkohë viktima është dënuar 2 herë për armëmbajtje pa leje. Në 2008 me 6 muaj burg dhe në 2012 me 5 muaj burg. Në 2021, Koka u arrestua sërish për armëmbajtje pa leje me një person tjetër, por ndaj tij prokuroria e ka pushuar çështjen dhe është dënuar vetëm personi tjetër.

Vrasja me thikë në Durrës, ja kush është autori

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit