Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një mini market, në Greqi.
Sipas policisë, pak para mesnate dy persona të mbuluar me tiparet e fytyrës, kanë hyrë në dyqan dhe me kërcënimin e armës kanë imobilizuar punonjësin, kanë marrë kasën dhe janë arratisur.
Por më pas efektivët e grupit të DIAS-it, të cilët u thirrën në vendngjarje, arritën të lokalizojnë një nga dy autorët dhe ta arrestojnë, ndërsa gjatë kontrollit fizik që i është bërë i është gjetur edhe arma.
Siç u bë e ditur nga ELAS, bëhet fjalë për një 38-vjeçar nga Shqipëria.