Është arrestuar në rrugën e Elbasanit, dhe është ndaluar qytetari R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi për 1 vit, ka përndjekur një vajzë 29 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.