-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Vizita e Blinkenit tregon se Shqipëria ka arritur në një tjetër nivel

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si të një “rëndësie të veçantë” vizitën e paraparë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë të enjten, duke thënë se ajo tregon se shteti shqiptar është ngritur në “një tjetër nivel” në pozicionimin e tij ndërkombëtar.

Duke folur në një intervistë për emisionin “Context” në ATV, e transmetuar të mërkurën vonë, Rama tha se vizita e Blinkenit ka të bëjë edhe me rolin e Shqipërisë në Ballkan “si një vend me dorën e shtrirë të miqësisë për të gjithë fqinjët”.

Vizita njëditore të enjten e Blinkenit është e gjashta e një sekretari amerikan deri më tani në Shqipëri, dhe e para prej vitit 2016, kur Tirana u vizitua nga ish-sekretari John Kerry.

Rama nuk tregoi se çfarë pritet të bisedojë ai me Blinkenin.

“Në fund të fundit, Shqipëria nuk është as një vend i madh, as një fuqi ushtarake. Por, më sa duket është vend i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara, për faktin se në këtë kohë kaq të trazuar dhe me kaq shumë ngarkesë për sekretarin e shtetit dhe angazhimin e SHBA-së në botë ai e sheh të nevojshëm dhe e gjen kohën për të ndaluar në Shqipëri, patjetër që nuk është pak”, tha Rama për vizitën e nesërme të sekretarit amerikan të Shtetit./REL

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit