-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Informacionet e fundit/ Erdhi vonë u zu me gruan dhe i futi plumbin në kokë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga krimi brenda familjes që ka ndodhur në një familje në Kretë të Greqisë, ku burri shqiptar ka vrarë bashkëshorten me origjinë rumune.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 sipas kohës lokale në banesën e çiftit. Autori 39-vjeçar shqiptar Gentian Mino qëlloi me armë gruan e tij Jana Bajan duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas mediave greke, dyshohet se shqiptari ka qenë në gjendje të dehur kur vrau me armë gruan. Pas krimit, ai e telefonoi vetë policinë. Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, kishte debatuar me viktimën.

Në sherr e sipër, nxori një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëlloi dy herë mbi të. Njëri prej plumbave e goditi gruan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Burri i dehur qëllon gruan dhe merr policinë: Ejani se e vrava!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit