-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken takoi Dumanin, SHBA: Tani merrni guxim dhe godisni

Kryesoret

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas takimit që sekretari Blinken zhvilloi me krerët e drejtësisë së re në Shqipëri. Ambasada thekson se fokusi i takimit ka qenë reforma në drejtësi, për të cilën shprehet se nuk është as e lehtë dhe as e përsosur. Sipas ambasadës ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit.

“Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë. Megjithëse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbeten të palëkundura në mbështetjen tonë”, thuhet ne reagimin e ambasadës.

Blinken foto me drejtësinë e re: Po avancojnë në luftën kundër korrupsionit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit